Gecaj: Bulliqi gjithçka mund të jetë, pos trim, mos votoni rrugaçët
Pas videos së publikuar ku shihet kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, duke kanosur një zyrtar të kësaj komune, reagimet e shumta kanë ardhur nga secili, dhe së fundmi edhe nga kandidati për deputet i LDK-së, Bajram Gecaj.
Gecaj përmes një postimi në Facebook e cilëson rrugaç Bulliqin, madje i thotë se ai gjithçka mund të jetë vetëm trim jo.
“BULL(iqi) gjithçka mund të jetë, pos trim! Megjithatë, qyqarët e tillë, të veshur me pushtet, marrin zemër e t’marrin n’qafë … mos u epni votë rrugaçëve!”, ka shkruar Gecaj.
Kujtojmë se para se të postohej një video e tillë, kryetari Bulliqi ka reaguar duke thënë se këto janë vetëm shpifje më qëllim të vetëm për të dëmtuar reputacionin tim si kryetar i Komunës dhe të subjektit tim politik në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit.
“Sqarim lidhur me një lajm që po qarkullon në portale të ndryshme, se gjoja sot kam sulmuar një zyrtar komunal në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Këto pretendime janë krejtësisht të pavërteta dhe shpifje me qëllim të vetëm për të dëmtuar reputacionin tim si kryetar i Komunës dhe të subjektit tim politik në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Gjatë vizitës sime në QKMF, unë kam qenë i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Driton Veliu, drejtori i QKMF-së, Ymer Llugaliu dhe mjekë e infermierë të tjerë, të cilët mund ta dëshmojnë lehtë se aty nuk ka ndodhur asgjë dhe të gjitha pretendimet e këtij zyrtari janë trillime dhe inskenime të ulëta”, ka shkruar Bulliqi.
Momenti kur Shpejtim Bulliqi sulmon fizikisht qytetarin në ambulancë
Policia raporton për rastin e qytetarit që akuzoi Shpejtim Bulliqin për sulm
Reagon Shpejtim Bulliqi pasi u denoncua nga një qytetar për sulm fizik