KEDS: Po mundësojmë që konsumatorët të mos mbesin pa energji elektrike
10/02/2021, 11:55
Investimet e KEDS në krijimin e mundësive për furnizim alternativ po mundësojnë që konsumatorët të mos mbesin pa energji elektrike .
Sot, përkundër defektit të paraqitur në daljen Filozofiku në qendër të kryeqytetit, konsumatorët nuk u afektuan në furnizim, kjo pasi ata menjëherë u bartën në furnizim alternativ nga një dalje tjetër.
Kështu, defekti i paraqitur në linjën 10 kV të kësaj dalje nuk do të afektojë asnjë konsumatorë.
Investimet e tilla të realizuara ndër vite nga KEDS po rrisin kualitetin e shërbimeve dhe po mundësojnë furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike.