Hajdari në Fushë Kosovë: PDK-ja është e qartë në vizionin e saj dhe e vendosur për fitore
Kandidati për deputet Petrit Hajdari sot ka qëndruar në Fushë Kosovë. Ai atje me kryetarin e degës së PDK-së Rrahim Ternava kanë pohuar se dëshira e qytetarëve është e madhë për rimëkëmbje të vendit.
Hajdari tha PDK është e qartë në vizionin e saj.
“ Me kryetarin e degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Fushë Kosovë, Rrahim Tërnava, dhe kandidatët për deputetë, patëm kënaqësinë t’i takojmë qytetarët e Fushë Kosovës. Dëshira për ta rimëkëmbur vendin na bashkon. PDK-ja është e qartë në vizionin e saj dhe e vendosur për fitore”, ka shkruar Hajdari.