KEDS në përpjekje të rregullimit të energjisë elektrike në Dukagjin
KEDS-i përmes rrjetit social të tyre, ka njoftuar se zona e Dukagjinit është duke u rregulluar nga ekipa e tyre.
Pasojat që po shkaktojnë erërat e fuqishme dhe rreshjet e shiut, po marrin kohë në rregullimin e tyre por garantohet rregullim dhe prurje të energjisë elektrike.
Postimi i plotë:
Përkundër erërave të fuqishme dhe reshjeve të shiut që kanë goditur zonën e Dukagjinit në këto çaste, ekipet e KEDS nuk po ndalen me të vetmin qëllim që konsumatorëve tanë tu sigurohet furnizimi me energji elektrike.
Me dhjetëra ekipe të terrenit po punojnë pandërprerë duke sfiduar kushtet e rënduara atmosferike për të siguruar furnizim të qëndrueshëm.
Intervenimi për të sanuar dëmet në rrjet po vazhdon me intenzitet të lartë të punës.