PDK-ja merr përkrahje nga Sllatina dhe Fushë Kosova
Fushata zgjedhore e cila pritet të përfundoj këtë javë, shfrytëzohet maksimalisht nga partitë garuese të cilat zgjedhin qytete dhe fshatra për të vizituar.
Ngjashëm ka bërë edhe kandidati për deputet nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Petrit Hajdari. Ai bashkë me kolegët e tij u takuan me qyetarët e Fushë Kosovës dhe Sllatinës, nga të cilët, sipas tij, morën përkrahje në zgjedhjet e 14 shkurtit.
“Në Sllatinë u takuam me qytetarë nga Fushë Kosova dhe Sllatina se bashku me kryetarin e degës Rrahim Ternava, kandidaten per deputete Pranvera Merovci si dhe Sylejman Çerkezi.”
U pajtuam që përkrahja për Partinë Demokratike të Kosovës e sidomos për vizionin e Rimëkëmbjes është jetik për vendin.
Për një Kosovë çdo ditë e më të mirë.”, ka shkruar Hajdari në Facebook.