Biden s’i zë besë Trumpit për t’i dhënë qasje në intelegjencë, e konsideron “të hallakatur”
Presidenti Joe Biden ka thënë që paraardhësit të tij Donald Trump nuk duhet t’i jepet qasje në informatat e inteligjencës për shkak të “sjelljes së tij të çrregullt”.
SHBA ka një traditë për të lejuar ish-presidentët të informohen për çështjet e sigurisë së vendit – si një mirësjellje e dhënë nga ai aktuali në detyrë.
Por kur u pyet nga CBS News nëse edhe Trump do të merrte të njëjtën mirësjellje, presidenti Biden tha: “Unë mendoj se jo”.
Ai përmendi “sjelljen e çrregullt” të Trump si arsyen e tij për refuzimin e dhënies së qasjes.
Biden s’pranoi të tregonte frikën e tij në rast se Trumpit do t’i lejohej të shihte raporte të klasifikuara, por ai la të kuptohej se ish-presidentit nuk mund t’i zihej besë për informacionet konfidenciale.
“Unë nuk mendoj se është e nevojshme që ai të ketë informata nga inteligjenca”, tha Biden në intervistë.
“Çfarë dobie ka që atij t’i jepen lajmet nga inteligjenca? Ku është dobia këtu, përveç asaj që ai mund të rrëshqasë dhe të thotë diçka?”