Koba, legjenda e Therandës
Shkruan: Premtim KOLGECI
E njohim si Koba por quhet Bujar Gallopeni. Kobën të gjithë e njohim si një njeri shumë të dashur për të gjithë ne. Koba vuan nga një çrregullim kromozomik i cili quhet Sindrom Down, ku shumica e quajnë sëmundje por sipas shkencës nuk është sëmundje sepse këta kanë vetëm shtesë një kromozom në kromozomin e 21, por kjo Kobën nuk e bën të dalloj nga të tjerët përkundrazi Koba është më i afërt me të gjithë.
Të shkruash për Kobën duhet shumë,dashurinë që ai ka për të tjerët nuk e besoj se e ka dikush tjetër, mënyra se si ai flet me dikë është mënyra më njerëzore që ekziston, buzëqeshja e tij ndaj të tjerëve tregon saktësisht se si është një buzëqeshje e vërtetë edhe shpesh herë kur e sheh Kobën thua vetë me veti sa e bukur është bota e këtyre me Sindrom Down sepse te ata nuk ka dashuri fallse dhe unë do ti kisha quajtur personat më të dashur në botë dhe më të sinqertë,sepse kur e sheh Kobën e sheh një pozitivitet aq të madh tek aj sa që ai pozitivitet përcillet të çdo njëri, kur e sheh Kobën sheh një botë krejt ndryshe, e sa ndryshe do të ishte bota sikur të gjithë do ta shihnin botën sikur Koba,ta vlerësonin njeriun njeri sikur Koba, sepse në botë e tyre nuk ka gënjeshtra, nuk ka tradhti,nuk ka krime por ka vetëm dashuri dhe një botë shumë të pastër. /FaktePlus