Policia ruse arreston vëllain e Navalny-t
Policia ruse ka arrestuar vëllain e Alexei Navalny-t, Oleg Navalny si dhe avokaten dhe mjeken e opozitarit rus.
Drejtori i Fondacionit për luftë kundër korrupsion Ivan Zhdanov, të cilin Ministria ruse e Drejtësisë e vendosi në listën e “agjentit të huaj”, në Twitter shkroi se policia arrestoi Oleg Navalny-n, avokaten Lobov Sobol dhe mjeken Anastasia Vasilyeva, që është anëtare e Unionit të Sindikatës së Mjekëve.
Theksohet se personat në fjalë u arrestuan për 48 orë.
Policia ruse më herët bastisi apartamentet e Navalny-t në Moskë dhe Zyrën e Fondacionit për luftë kundër korrupsionit, të cilin ai e themeloi, me arsyetimin se ” u shkelën rregullat sanitare dhe epidemiologjike”.
Në Rusi më 23 janar u mbajtën demonstrata ku morën pjesë dhjetëra mijëra njerëz që kërkuan lirimin e Navalny-t. Rreth 3.000 pjesëmarrës u arrestuan gjatë demonstratave në të gjithë vendin, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov deklaroi se demonstratat në shenjë mbështetjeje për Navalny-n janë “ilegale dhe të papranueshme”.
Navalny, nga ana tjetër, paralajmëroi se demonstratat sërish do të mbahen më 31 janar.