Norvegjia mbyll kufijtë për të gjithë jo rezidentët
Norvegjia do të mbyllë kufijtë e saj për pothuajse të gjithë jo rezidentët për të ndaluar përhapjen e varianteve të reja të koronavirusit.
Kjo u njoftua nga kryeministrja Erna Solberg, duke shtuar se masat do të hyjnë në fuqi nga mesnata e së premtes së 28 janarit.
“Kufijtë do të jenë të mbyllur për këdo që nuk jeton në Norvegji”, tha Solberg në një konferencë shtypi.
Ndërsa përjashtimet do të zbatohen për disa grupe, përfshirë punëtorët shëndetësorë nga disa vende, Solberg tha se kjo do të nënkuptojë që shumica e punëtorëve emigrantë që punojnë nuk do të jenë në gjendje të hyjnë në vend.
Ajo shtoi se infeksionet janë në rënie, dhe se masat e zbatuara po funksiononin mirë për të përmbajtur virusin, duke përfshirë variante të reja nga jashtë si ai i identifikuar në Mbretërinë e Bashkuar.
Solberg tha që kufizimet e reja për emigracionin do të rivlerësohen brenda dy javësh.