Izraeli përfshin edhe të rinjtë në vaksinimin anti-COVID
Izraeli ka zgjeruar fushatën e vaksinimit kundër COVID-19, duke përfshirë sot edhe të rinjtë e moshës 16 deri 18 vjet.
Qeveria ka thënë se kjo është për të bërë të mundur që ata të marrin pjesë në provime në shkollë, raporton agjencia Reuters.
Izraeli është duke kryesuar në botë sa i përket vaksinimit dhe po shpreson ta rihapë ekonominë muajin e ardhshëm
.Izaeli ka vaksinuar 25 për qind të popullatës prej 9 milionë banorë, me një dozë të vaksinave Pfizer Inc që nga 19 dhjetori, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.
Vaksinat fillimisht ishin kufizuar për të moshuarit dhe kategoritë e rrezikuara, por tash janë në dispozicion për të gjithë të moshës mbi 40 vjet apo – me leje të prindërve – për ata të moshës nga 16 deri 18 vjet.