Të paktën shtatë viktima për tri ditë në zonat e skijimit në Zvicër
Më 18 janar, rreth orës 10 të mëngjesit, 10 persona ishin zënë nga një ortek në Verbier të Zvicrës.
Sipas medieve të huaja, të dhjetë personat të cilët kishin veshur detektorë ortekësh u gjetën, mirëpo një shtetas britanik 38 vjeçar dhe njëherësh banor i Verbier ndërroi jetë, dhe një tjetër u dërgua me urgjencë në spital me një helikopter.
Në po të njëjtën ditë, rreth orës 12:20, një 29 vjeçar nga Irlanda që jetonte në Valais vdiq si pasojë e një orteku tjetër afër Verbier. I njëjti u dërgua me urgjencë në spital dhe vdiq si pasojë e plagëve të marra.
Një ditë më parë, të dielën që lamë pas, një shtetas suedez 46-vjeçar që jetonte në Vaud ra dhe vdiq derisa po skijonte në zonën Lac des Vaux në qytetin e Verbier. Burri ishte duke skijuar me gruan dhe dy fëmijët e tij, të cilët lajmëruan autoritetet. I njëjti thuhet se ra nga një shkëmb 6 metra i lartë për shkak të shikimit të dobët, derisa raportohet se vdiq në spital si pasojë e plagëve.
Përgjatë fundjavës, raportohet se ndërruan jetë dhe të paktën 4 persona, një në Rocher de Naye pranë Montreux, një në Gstaad dhe tre të tjerë në Kantonin e Grabunden.