Në gjendje të dehur dëmton veturën e policisë dhe sulmon policen, arrestohet një person në Lipjan
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të martën kanë arrestuar një person në Lipjan pasi që në gjendje të dehur ka dëmtuar veturën e policisë.
Sipas policisë, gjatë përpjekjes për ta arrestuar, ka marrë lëndime një zyrtare policore.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili në gjendje të dehur kishte dëmtuar veturën e policisë. Gjatë përpjekës për ta arrestuar të dyshuarin lëndime kishte pësuar një zyrtare policore e cila ka pranuar tretman mjekësor. Njësiti policor në atë lokacion kishte shkuar për shkak se në shtëpinë e të dyshuarit kishte pas dhunë në familje. I dyshuari për shkak se kishte qenë nën ndikim të alkoolit fillimisht është ndaluar në stacion policor pastaj me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, është thënë nga policia.