Navalny dërgohet në një qendër ndalimi në Moskë
Lideri opozitar rus Aleksei Navalny, është dërguar në një dhomë burgu në qendrën e ndalimit Matrosskaya Tishina në Moskë, pasi i është caktuar masa e ndalimit për 30 ditë, pas arritjes dramatike nga Gjermania në Rusi më 17 janar.
Kritiku i Kremlinit, 44-vjeçar, është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar Sheremetyevo pasi ka arritur nga Berlini, ku është shëruar pas një helmimi të muajit gusht.
Navalny beson se sulmi me helm është urdhëruar nga presidenti rus, Vladimir Putin.
Ai ka shkruar se Navalny ka falënderuar mbështetësit e tij dhe ka thënë se është i lumtur që është kthyer në Rusi. Navalny ka thënë se nuk ka presion moral apo fizik ndaj tij nga ana e personelit të qendrës së ndalimit, bazuar në deklaratën e Melnikovit.
Në seancën e 18 janarit, të mbajtur në një dhomë të improvizuar në një stacion policie në Moskë, Navalny e ka quajtur “tallës të drejtësisë” gjyqtarin që ka marrë vendim për ndalimin e tij deri më 15 shkurt.
Ndalimi i Navalnyt ka nxitur zemërim në gjithë botën dhe thirrje ndërkombëtare, duke i bërë presion Kremlinit për lirim të menjëhershëm të tij.
Në Shën Petersburg, policia ka ndaluar të paktën 20 persona në mesin e qindra mbështetësve të Navalnyt, të cilët janë mbledhur në kompeksin tregtar, Gostiny Dvor.
Njerëzit janë ndaluar edhe gjatë marsheve të ngjashme, si shenjë mbështetjeje ndaj Navalnyt edhe në Moskë dhe Kimki, qytet afër kryeqytetit rus.