Zvicër: Për 3 ditë, 4703 infeksione të reja dhe 121 të vdekur
Referuar statistikave, thuhet se gjatë vikendit (e shtunë, dielë) kishte 4703 infeksione të reja me koronavirus që u raportuan në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (BAG) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit.
Numri i testeve të kryera është 48,004 dhe kjo rezulton në një normë pozitiviteti prej 9.8 përqind.
BAG gjithashtu raporton 121 vdekje të reja në lidhje me koronavirusin. 203 persona shtesë u shtruan në spital.