Fëmija 2 vjeç bie nga dritarja, i vëllai vdiq në 2017 në të njëjtën mënyrë
Punonjësit e ndihmës së shpejtë mbërritën me urgjencë në vendngjarje dhe fëmija është dërguar në spitalin Gaslini të Gjenovës me helikopter, por gjendja e tij raportohet të jetë e rëndë. Edhe më dramatik e bën këtë episod fakti që e njëjta familje kishte humbur korrikun e 2017-tës në të njëjtën mënyrë një djalë 2 vjeç e gjysmë.
Edhe në atë rast, vogëlushi ishte rrëzuar nga dritarja e nuk arriti të mbijetonte. Policia ka marrë në pyetje pjesëtarët e familjes si dhe dëshmitarë okularë në zonë, në përpjekje për të rindërtuar dinamikën e ngjarjes së rëndë.