Nis hetimi i OBSH-së në Wuhan për origjinën e virusit
Një hetim i udhëhequr nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) për origjinën e COVID-19 po fillon sot me takime virtuale midis një ekipi shkencëtarësh ndërkombëtarë dhe nikoqirëve të tyre kinezë në qytetin e Wuhanit.
Virusi u zbulua për herë të parë në Wuhan në fund të vitit 2019 dhe hetuesit më në fund arritën të enjten pas disa muaj negociatash midis OBSH dhe Pekinit, raporton BBC.
Zoologu Peter Daszak shkroi në Twitter të premten se kishte mbërritur në Wuhan, ku hetuesit do të fillonin takimet virtuale ndërsa ishin në karantinë.