Shembull: Meka Halal Food ekzekuton pagën e 14-të për punëtorët e saj
Meka Halal Food ka ekzekutuar rrogën e 14- të punëtorëve të saj. Këtë e ka bërë të ditur pronari i kompanisë, Burim Piraj.
Ai ka thënë që me ndihmën e bashkëpunëtorëve dhe konsumatorëve kanë arritur t’ia sigurojnë punëtorëve pagën e 14- të, njëjtë si në vitet paraprake.
“Faleminderit bashkëpunëtorëve që punojmë së bashku në MEKA HALAL FOOD , faleminderit konsumatorëve tanë në shërbim të cilëve jemi ditë e natë dhe që na kanë mundësuar që së bashku të arrijmë sukses dhe të tregojmë që edhe ne Kosovarët kemi dije dhe kapacitete të prodhojmë produkte të cilësisë së rangut më të lartë botëror!”, ka shkruar Piraj.
Postimi i plotë:
Faleminderit o Zot!
Faleminderit bashkëpunëtorëve që punojmë së bashku në
MEKA HALAL FOOD
, faleminderit konsumatorëve tanë në shërbim të cilëve jemi ditë e natë dhe që na kanë mundësuar që së bashku të arrijmë sukses dhe të tregojmë që edhe ne Kosovarët kemi dije dhe kapacitete të prodhojmë produkte të cilësisë së rangut më të lartë botëror!
Rroga e 14’të u ekzekutua edhe sivjet ashtu si vitet më parë!
Zoti na mundësoftë edhe më shumë sukses dhe shëndet!
Zoti e bekoftë Kosovën, Shqipërinë dhe krejt shqiptarët kudo që janë!
Zoti e bekoftë çdo individ që blen prodhime vendore!