Një femër kërcënohet me armë nga një person i panjohur në Fushë-Kosovë
14/01/2021, 12:13
Ankuesja femër në Fushë-Kosovë ka raportuar në stacion policor se është kanosur me armë, nga një i dyshuar i panjohur.
Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.
Rasti raportohet të ketë ndodhur pasditen e datës 12 janar.