Sot merret vendimi për votat e diasporës
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) sot në ora 13:00 do dal me vendim rreth ankesës së Vetëvendosjes për vendimin e Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për votat e diasporës,.
Këtë e ka konfirmuar Mul Desku nga PZAP-ja.
“Ankesa është ende duke u shqyrtuar dhe analizuar. Pas drekës ose në orën 13:00, PZAP’ja besoj që do të dal me një vendim për kërkesën e Vetëvendosjes rreth ankesës së tyre për vendimin e KQZ-së për votimin e diasporës. Se cili është vendimi nuk e di dhe mbetet ta shohim pas orës 13:00“, ka thënë ai për Express.
Vendimi i KQZ-së thotë se pas regjistrimit të votuesve nga diaspora ata do të thirren në telefon por nëse nuk lajmërohet nuk do lejohen të votojnë.
Zyrtarë të Vetëvendosjes e kundërshtuan këtë vendim të KQZ-së.