Rekord i tmerrshëm në ShBA, mbi 310.000 raste të reja me Covid-19 për një ditë
Shtetet e Bashkuara të premten e regjistruan numrin më të lartë të rasteve të reja të koronavirusit për periudhën 24-orëshe, me 310.080 raste të reja.
Nga ky numër, rreth 50.000 raste të reja u regjistruan vetëm në Kaliforni, ndërsa rreth 20.000 të tjera në Neë Jersey, shkruan Daily Mail.
Vetëm gjatë tetë ditëve të para të këtij viti, në Shtetet e Bashkuara nga koronavirusi kanë vdekur 23.083 persona. Gjatë kësaj jave, 16 shtete të ShBA-së gjithashtu shënuan rekorde javore të numrit të personave të hospitalizuar.
Për më tepër, u shënuan shifra rekorde edhe në numrat mesatarë të rasteve, viktimave dhe hospitalizimeve në nivel javor. Numri mesatar ditor i viktimave është 2.934.
Sipas të dhënave të databazës COVID Tracking Project, të premten u shënuan 3.774 të vdekur nga koronavirusi, ndërsa tash për tash në spitale ndodhen mbi 131.000 pacientë me Covid-19.
Shteti amerikan që është goditur më së shumti nga pandemia është Neë Jersey, ku të premten u regjistruan rreth 2.700 raste për një milion banorë.