FBI në kërkim të përkrahësve të Trumpit që hynë dhunshëm në Kongres
FBI në SHBA po kërkon ndihmë për të identifikuar protestuesit që shkaktuan dhunë të mërkurën duke hyrë në Capitol.
Byroja Federale e Investigimeve ka publikuar një seri fotografish të protestuesve brenda ndërtesës në Capitol.
Këta përkrahës të Donald Trump thyen barrierat këtë të mërkurë duke hyrë me forcë brenda ndërtesës për të ndërprerë punën e Kolegjit Elektoral që ishte mbledhur për të konfirmuar Joe Biden si president.
Dhuna e shkaktuar përfundoi me pesë të vdekur.
Ata që mund të njohin ndonjë nga personat në fotografi, luten që të lajmërojnë.