Vajza e Trumpit ndez huliganët në Twitter më pastaj e fshin postimin
Ivanka Trump e bija e presidentit Trump ka fshirë një cicërimë në Tëitter në të cilën iu referua turmës së mbështetësve të Presidentit Trump që trazuan me dhunë ndërtesën e Kongresit si “patriotë”.
Cicërima e Ivanka Trump erdhi pas një shpërndarje të presidentit pak çaste më parë, në të cilën ai inkurajoi protestuesit të “qëndronin paqësor” dhe “ju lutemi mbështesni Policinë tonë të Kongresit dhe Forcat e rendit”, shkruan The Independent.
Pas kritikave të menjëhershme Ivanka Trump ka fshirë cicërimën e saj, duke u deklaruar më pastaj se ajo ka menduar vetëm “Protesta paqësore është patriotike”.
No. Peaceful protest is patriotic. Violence is unacceptable and must be condemned in the strongest terms. https://t.co/GwngZTqzTH
— Ivanka Trump (@IvankaTrump) January 6, 2021