Johnson njofton për mbylljen totale të Anglisë
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka njoftuar se Anglia do të hyjë në izolim total nga mesnata mes së hënës dhe së martës.
Ai ka thënë se sistemi shëndetësor është në rrezik që të mbingarkohet nga rastet e të infektuarve me koronavirus.
“Është e qartë se ne kemi nevojë që të bëjmë më shumë për të sjellë nën kontroll këtë variantin e ri”, është shprehur Johnson.
“Kjo nënkupton se Qeveria ju udhëzon përsëri për të qëndruar në shtëpitë tuaja”, ka shtuar ai në adresimin e tij.
Izolimi kombëtar në Angli pritet që të zgjasë deri në mes të shkurtit.