Zgjedhjet në SHBA: Trump i kërkoi sekretarit të shtetit të Georgias ta përmbyste fitoren e Biden
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka thënë zyrtarit të lartë të zgjedhjeve në shtetin e Georgias që të gjejë vota më shumë për ta përmbysur rezultatin e Joe Biden.
Gazeta e njohur amerikane “Washington Post” ka publikuar në platëformën e saj online një audio incizim ku dëgjohet Trump duke folur në telefon me sekretarin republikan të shtetit, Brad Raffensperger, të cilit i thotë “E tëra që dua të bëj është kjo. Unë thjesht dua të gjej 11,780 vota, që është më shumë se sa kemi. Sepse ne e fituam shtetin”.
Raffensperger dëgjohet duke i thënë se rezultatet në Georgia ishin të sakta.
Presidenti i ri i SHBA-së, Joe Biden fitoi Georgian bashkë me shtetet e tjera, duke fituar 306 vota të kolegjit elektoral kundrejt 232 sa kishte fituar Trump, shkruan Euronews dhe BBC.