Papa qorton njerëzit që po shkojnë në pushime për t’iu shmangur masave anti COVID-19
Papa Françesku ka thënë këtë të diel se është “i lënduar” dhe “i pikëlluar” pasi ka dëgjuar raportimet për disa vende, ku thuhet se njerëzit po shkojnë në pushime për t’iu shmangur masave të izolimit.
“Ata janë njerëz të mirë, por nuk janë duke menduar për ata që janë nëpër shtëpi, e të cilët kanë probleme ekonomik pasi që janë goditur rëndë nga izolimi, ose nga të sëmurit”, është shprehur Papa, shkruan CNN.
“Ata po mendojnë vetëm si të shkojnë në pushime dhe të zbaviten. Kjo më lëndoi shumë”.
Duke uruar për vitin e ri, ai ka bërë thirrje që njerëzit t’i gjenden njëri-tjetrit.