Kjo është zona në Kroaci e cila që nga 28 dhjetori u godit nga 374 tërmete
Tërmeti i parë në zonën e Petrinja u regjistrua më 28 dhjetor, me një fuqi prej pesë ballë sipas shkallës Rihter në ora 06.28.
Tërmeti më i fortë që goditi Petrinja, Glina dhe Sisak ndodhi të nesërmen, më 29 dhjetor, në ora 12:19, me fuqi 6.2, me epiqendrën pesë kilometra në jugperëndim të Petrinja në një thellësi prej 11,5 kilometra, raporton agjencia Hina.
Pas atij tërmeti, deri më 31 dhjetor, zona kishte goditur 265 tërmete më të fortë se një shkallë.
Në prag të Vitit të Ri, zona u trondit 69 herë dhe më 2 janar, nga ora 2 pasdite, u regjistruan 40 tërmete.