Mbi 22 mijë raste të reja me koronavirus në Itali
Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me koronavirus.
Italia ka regjistruar 22.211 raste të reja me COVID-19, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e ri.
Italia, shteti i parë evropian i goditur nga pandemia po ashtu ka shënuar 462 vdekje të reja nga koronavirusi në 24 orët e fundit.
Numri i të shëruarve ditor mbetet i lartë, 16.877.
Italia në 24 orët e fundit ka bërë 157.524 teste.