Viti 2020 më aktivi për Specialen, arrestoi e ngriti aktakuza për krerët e UÇK-së
Gjykata Speciale u votua në vitin 2015 me mendimin që mosvotimi i saj do t’i shkaktojë Kosovës probleme me aleatët e saj.
Mirëpo aktiviteti i saj ishte shumë i ulët deri në vitin 2020.
Gjatë këtij viti, Gjykata Speciale arrestoi disa nga figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Salih Mustafa, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj janë të akuzuarit, ndaj të cilëve janë konfirmuar aktakuzat të cilët po mbahen në Hagë tash e disa muaj.
I pari që u arrestua ishte Salih Mustafa.
Më 24 qershor, Specialja arrestoi ish- shefin e Inteligjencës në Forcës së Sigurisë së Kosovës, Salih Mustafa.
Salih Mustafa ishte edhe epror në Zonën Operative të Llapit.
E më 4 nëntor, Gjykata Speciale bastisi shtëpinë ish- zëdhënësit të UCK- së, Jakup Krasniqi.
Pas gati 10 orëve, zyrtarët e EULEX- it e arrestuan Jakup Krasniqin dhe e dërguan në Hagë.
Po në atë ditë edhe dikujt tjetër iu konfimua aktakuza. Rexhep Selimi përmes një postimi në Facebook, tha që të nesërmen do të niset për Hagë pasi i është konfimuar aktakuza.
“Sonte në orët e mbrëmjes jam njoftuar nga Dhomat e Specializuara se ka një aktakuzë të konfirmuar për mua.Prandaj, po e ndjej për obligim t’ju njoftoj se nesër do të udhëtoj për Hagë (Holandë) që të përballem me këtë sfidë që i është vënë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, para së gjithash.”, ka thënë Selimi.
Selimi ishte një ndër tre të parët që doli publikisht nën uniformën e UÇK- së.
E të nesërmen Selimi nuk do të nisej i vetëm për në Hagë. Atë e shoqëruan edhe dy bashkëluftëtarët e tij, të cilët pas luftës i konsiderontë rivalë politik.
Presidenti Hashim Tha֛çi, më 5 nëntor përmes një konference për media, njoftoi se i është konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale.
E sipas tij nuk bën që presidenti të dalë para një gjykate për krime lufte. Andaj Thaçi dha dorëheqje nga posti i presidentit, për t’ia lënë kryekuvendares Osmani.
E në të njëjtën dite, aktakuza iu konfirmua edhe kryetarit të PDK- së dhe ish-kreut të SHIK- ut, Kadri Veseli.
“Jam i vetëdijshëm se ka njerëz në Kosovë që mendojnë se Dhomat e Specializuara janë një fyerje e luftës sonë historike për të mbrojtur popullin e Kosovës nga krimet e regjimit të Millosheviqit. Por unë nuk e shoh në këtë mënyrë, unë e shoh si një mundësi që më në fund të përgjigjem ndaj këtyre dyshimeve dhe thashethemeve të rrejshme të cilat kanë qarkulluar për vite të tëra. Që kur Dick Marty publikoi raportin e tij të pabazuar, ishte e pashmangshme që kjo ditë do të vinte. Ishte e pashmangshme që akuzat e tij të padrejta do të duhej të testoheshin në një gjykatë, në mënyrë që tu jepej fund njëherë e mirë. Kjo është arsyeja që unë e kam përkrahur themelimin e këtij tribunali, dhe kjo është arsyeja që unë tani jam i gatshëm që të luaj rolin tim në këtë proces”, thuhet në një deklaratë të zotit Vesli që u shpërnda nga zëdhënësi i PDK- së.
E për të dytë u dorëzua aktakuza në qershor.
Gjykata Speciale në këtë aktakuzë pretendonte që Thaçi e Veseli ishin përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme
“Më 24 prill 2020, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku Hashim THAÇI, Kadri VESELI dhe të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura. Në Aktakuzë pretendohet se Hashim THAÇI, Kadri VESELI dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në Aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë.”, thuhet në njoftimin e Speciales.
Pas konfirmimit të aktakuzës, Veseli dha dorëheqje dhe vendin e tij e zuri Enver Hoxhaj.
Më 5 nëntor, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi fluturuan për në Hagë.
Bujë të madhe në këtë avaz të Speciales bëri edhe qarkullimi i disa dosjeve të cilat konsideroheshin të jenë të Speciales.
Për tri herë me radhë, dikush, i dërgonte në zyrat e OVL të UÇK- së disa dosje të Speciales.
Dosja e parë është lënë në objektin e OVL e UÇK-së, më 7 shtator, dosja e dytë më 17 shtator dhe dosja e tretë, është lënë më 22 shtator.
E këto dosje, krerët e OVL të UÇK- së vendosin të publikojnë, në veçanti në dosjet ku mbrohen serbët.
Mirëpo nxjerrja e këtyre dosjeve ishte shkak që më 8 shtator disa hetues të Speciales të basitisin zyret e OVL të UÇK- së.
Pas përfundimit të bastisjes ata arrestuan kreun e OVL të UÇK- së Hysni Gucati dhe nënkryetarin Nasim Haradinaj, të cilët pastaj u nisën për në Hagë.
Të gjithë të akuzuarit po mbahen në Gjykatën Speciale në Hagë dhe nuk janë lejuar të mbrohen në liri./FaktePlus/