Mbi 130 mijë raste të reja me COVID-19 në botë
Në 24 orët e fundit në botë janë raportuar edhe 138 mijë e 110 raste të reja me COVID-19.
Gjatë kësaj kohe, 3 mijë e 501 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi.
Sipas faqes botërore të statistikave worldometers.info, deri tani 79 milionë e 174 mijë e 768 persona janë infektuar me COVID-19, ndërsa 1 milionë e 740 mijë e 221 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi.
55 milionë e 766 mijë e 51 persona raportohet të jenë shëruar nga ky virus, ndërsa 21 milionë e 668 mijë e 496 raste janë aktive.
106 mijë e 373 persona janë në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të COVID-19.
Amerika prinë me numrin më të madh të rasteve të infektuara me gjithsej 18 milionë e 917 mijë e 152 raste, pastaj India me 10 milionë e 123 mijë e 778 raste dhe Brazili me 7 milionë e 366 mijë e 677 raste.