SHBA regjistron mbi 300 mijë të vdekur nga COVID-19
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kaluar shifrën e 300 mijë vdekjeve si pasojë e koronavirusit.
Janë saktësisht 300 mijë e 267 amerikanë që ky virus u ka marrë jetën deri më tash, sipas të dhënave të Johns Hopkins University.
Tash për tash në SHBa janë të konfirmuar 16 milionë e 388 mijë e 504 raste të të infektuarve.
I vdekuri i parë i regjistruar ka qenë më 29 shkurt në Uashington.