Mbi 50 milionë persona shërohen nga COVID-19 në botë
50 milionë e 712 mijë e 762 persona raportohet se janë shëruar nga virusi COVID-19 në botë.
Sipas faqes botërore të statistikave, worldometers.info, 72 milionë e 381 mijë e 223 persona janë infektuar me këtë virus, ndërsa 1 milionë e 615 mijë e 845 persona janë shëruar nga ai.
Amerika prinë me numrin më të madh të infektuarve me gjithsej 16 milionë e 573 mijë e 877 raste, pastej India me 9 milionë e 881 mijë e 357 raste dhe Brazili me 6 milionë e 889 mijë e 84 raste.
Vetëm në Kosovë umri total i rasteve pozitive është 46 mijë e 580 raste nga 163 mijë e 221 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.198 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, në vend janë shëruar 536 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 33 mijë e 600.
Numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është 11 mijë e 782.