Ushtarakja ruse shkarkohet ‘nga xhelozia’ pas fitores në konkursin e bukurisë
32 vjeçarja Anna Khramtsova, nënë e një fëmije, mundi më shumë se 1000 konkurrente në kompeticionin e vitit të kaluar.
Por ajo është shkarkuar në mënyrë demonstrative, në dukje prej postimit të një videoje ku tregoheshin ambjentet e brendshme të njësisë ku punonte.
Megjithse më parë ka pretenduar se ka qenë vikimë ngacmimesh seksuale në gardën kombëtare, ajo thotë se u bë objekt xhelozie nga femrat e tjera të forcës ushtarake.
Video që i kushtoi asaj shkarkimin është ndaluar tashmë nga rrjeti, por në të tjera pamje ajo shihet se sa adhuron stërvitjen trupore dhe shfaqjen e formave të saj në bikini.
Khramtsova komentoi zhvillimet në rrejtin Govorit Moskva: “U shkarkova sepse dikujt nuk i pëlqeu që unë po fitoja. Arsyeja zyrtare ishte diçka pa vlerë, sepse filmova një ndërtesë adminsitrative gatë dezinfektimit, për të ngritur pak moralin. Por e vërteta është se që prej konkurrimit të bukurisë ata nisën të tregonin xhelozinë e tyre. Ata mësuan për pasionet e mia, sportet dhe aktivitetet, kështu që u përgatitën të më përjashtonin nga shërbimi”.
Anna tha më tej për rrjetin E1 se fitorja e saj në Miss Garda Kombëtare e kishte ndarë me shumë njerëz, duke shtuar se “shumë gra të shërbimit u bënë gati për më sulmuar”.
“Të gjitha femrat ushtarake nuk më përshëndesnin më. Nuk e di pse reaguan kështu. Unë dola në skenë me bikini, por për atë situatë ishte vetëm një kostum skene”.
Por burimet e gardës Kombëtare thanë për rrjetin Komsomolskaya Pravda se ushtarakia ka thyer rregullat. ‘Khramtsova ka shfaqur nga afër ambjentet e gardës Kombëtare. Kjo është e papranueshme. Zbatimi i rregullave është i detyrueshëm dhe përgjegjësi personale e të punësuesve”.
Misioni i Gardës Kombëtare ruse është mbrojtja e kufijve, kontrolli i armëmbajtjeve, lufta ndaj terrorizmit dhe mbrojtja e ndërtesave shtetërore.