BE: Përmbajtjet terroriste në internet të fshihen brenda një ore
Kompanitë e tilla si “Facebook” dhe “Youtube” do të duhet t’i heqin përmbajtjet terroriste brenda një ore pasi të jenë komunikuar, përndryshe rrezikojnë gjobitje masive, sipas një marrëveshjeje të re të arritur nga negociatorët për institucionet e BE-së.
“Që nga sulmet e Parisit, ne kemi vënë sigurinë e europianëve në krye të agjendës së BE-së, për të mbrojtur kufijtë tanë dhe për të parandaluar terrorizmin. Tani ne kemi shtuar një pjesë tjetër, heqjen e përmbajtjeve terroriste nga interneti”, deklaroi në Tëitter Partia Popullore Europiane (PPE), grupi më i madh në Parlamentin Europian, ndërsa njoftoi arritjen e marrëveshjes.
“Në rast të shkeljeve sistematike, kompanitë mund të gjobiten me disa përqind të xhiros së tyre vjetore, sipas një projektmarrëveshje midis PE, vendeve të BE-së dhe KE”, sqaruan burimet europiane.
Urdhri për heqjen e përmbajtjes mund të vijë, gjithashtu, edhe nga autoritete në një vend tjetër të BE-së, sipas marrëveshjes.
Marrëveshja do të zbatohet për të gjitha kompanitë që ofrojnë shërbime të internetit në Bllok, pavarësisht nëse janë të vendosura në BE.
Planet ende duhet të votohen zyrtarisht nga vendet e BE dhe parlamenti.