Spanja korrigjon shifrat e të vdekurve nga COVID-19, rritet numri për 18.500
Në Spanjë, Instituti Nacional i Statistikave ka korrigjuar numrin e të vdekurve nga COVID-19 gjatë valës së parë të pandemisë në periudhën mes marsit dhe majit. Shifra është rritur për më tepër se 18.500, për në 45.684 gjatë kësaj periudhe.
Ministria e Shëndetësisë e Spanjës për atë periudhë kohore kishte regjistruar 27.127 të vdekur si pasojë e COVID-19. Gazeta spanjolle “El Pais” ka shkruar se në numrin e ri bëhet fjalë për viktimat që kanë pasur shenja të virusit, por se nuk janë testuar.
Spanja gjatë valës së parë ka qenë një prej vendeve që është goditur më së rëndi nga pandemia.
Që nga 1 gushti në Spanjë deri në fillim të dhjetorit kanë vdekur edhe afro 17.800 persona tjerë.