Mbi 800 persona humbën jetën nga koronavirusi për 24 orë në Itali
Pas disa ditësh ulje, pëson sërish rritje numri i viktimave nga koronavirusi në Itali.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit, 887 persona të tjerë humbën betejën me virusin, krahasuar me 499 që ishin një ditë më parë.
Rastet e reja janë ato që kanë shënuar një rënie gjatë ditës së fundit, ku u shënuan 16 mijë të infektuar të tjerë nga mbi 170 mijë testime të kryera.