Britanikëve mund t’i ndalohet hyrja në BE nga 1 janari
Udhëtarëve nga Britania mund t’i ndalohet hyrja në vendet e BE-së duke filluar nga 1 janari, pasi rregullat e udhëtimit që ndërlidhen me të qenit pjesë e BE-së skadojnë dhe po ashtu kufizimet e pandemisë bllokojnë hyrjen, shkruan BBC.
Udhëtimet e pakufizuara nëpër shtete brenda bllokut më nuk do të aplikohen automatikisht për banorët e Britanisë nga atëherë.
Kjo nënkupton hyrja në BE do të bazohet më pas vetëm për udhëtime esenciale.
Aktualisht vetëm shtetet me nivel të ulët të infeksionit me koronavirus kualifikohen për udhëtime jo-esenciale.
Janë vetëm tetë shtete me nivel të ulët të Covidit që janë në listën e atyre të aprovuara për udhëtime lirshëm dhe nuk ka plane për të futur Britaninë në atë listë.
Sekretari i Jashtëm i Britanisë, Dominic Raab, ka thënë për BBC, se kufizimet do të varet në atë se çfarë vendos BE-ja dhe shtetet anëtare të saj.