Bisedimet për Brexit: Johnsoni tërhiqet duke ofruar të heqë klauzolat për shkeljen e ligjit
Kryeministri britanik, Boris Johnson, është tërhequr dhe ka propozuar të heqë klauzolat në projektligjin e Brexit, që do të thyejë ligjin ndërkombëtar.
Ai bëri “lëshimin” e madh pasi Bashkimi Evropian kishte sinjalizuar se afati i fundit për një marrëveshje është dita e mërkurë.
Qeveria britanike përmes një deklarate ka thënë se do të nxirrte klauzolat vetëm nëse bisedimet do zvarriteshin në Bruksel.