Turqia i regjistron mbi 30 mijë të infektuar me COVID-19
Turqia ka regjistruar 30 mijë e 402 raste të reja me koronavirus. Autoritetet kanë njoftuar se gjatë kësaj periudhe kanë vdekur 195 pacientë me COVID-19, duke çuar numrin e përgjithshëm në mbi 14 mijë.
Këto shifra po cilësohen si rekorde dhe alarmuese, raporton Reuters.
Turqia është duke qëndruar nën masa të forta izoluese me qëllim të parandalimit së përhapjes të COVID-19. Të premten ishte raportuar për 32.736 të infektuar.