Drejtori i Pfizer: Mos i lehtësoni masat, deri në fund të 2021 do të kemi vaksina më shumë se që kemi nevojë
Drejtori ekzekutiv i kompanisë Pfizer, Albert Bourla, ka deklaruar se është i bindur që deri në fund të vitit 2021 do të ketë më shumë doza të vaksinës kundër COVID-19, sesa do të jetë e nevojshme në luftën kundër pandemisë.
“Jam i bindur që deri në fund të vitit 2021, do të ketë më shumë vaksina sesa do të kemi nevojë. Po bëjmë gjithçka që të rrisim kapacitetet prodhuese, por problemi qëndron se ato duhet t’i rrisim muajve të ardhshëm”, ka shtuar Bourla.
Ndërkohë ai ka theksuar se është e rëndësishme që qeveritë të mos i lehtësojnë masat mbrojtëse.
“Është e rëndësishme që vaksinën ta përdorim si një mjet”, ka thënë ndër të tjera drejtori ekzekutiv i cili shtoi se pa dyshim se do të jetë më efikase dhe me një efekt afatgjatë.
“Koha kur do t’i kthehemi normalitetit nuk është larg, por sigurisht jemi ende herët”, shtoi Bourla.