Kryeministri i Kroacisë infektohet me Covid-19
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka dalë pozitiv me COVID-19, dy ditë pasi që gruaja e tij është infektuar me këtë virus.
Ai është testuar këtë të hënë përsëri pas rekomandimeve nga epidemiologët ku dhe ka rezultuar pozitiv, ka njoftuar Qeveria e Kroacisë.
“Kryeministri aktualisht po ndihet mirë dhe vazhdon që t’i zhvillojë aktivitetet dhe përgjegjësitë nga shtëpia. Ai do t’i ndjek udhëzimet e doktorëve dhe epidemiologëve”, ka thënë zëdhënësi i qeverisë, Marko Miliq.
Plenkoviq është vetizoluar për dy javë pasi që bashkëshortja e tij u infektua dhe tash do të vazhdojë karantinimin për dhjetë ditë të tjera.