Mbi 63 milionë persona të prekur me COVID në të gjithë botën
Numri i të prekurve nga COVID-19 në gjithë botën ka shkuar në mbi 63 milionë, ndërsa numri i personave që po trajtohen i ka tejkaluar 18 milionë.
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar 63.072.855 raste me COVID-19 i cili për herë të parë u shfaq në Wuhan të Kinës dhe më pas u përhap gati në të gjithë shtetet.
Numri më i madh i rasteve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 13.750.404 raste deri më tani, e cila pasohet nga India (9.432.075), Brazili (6.314.740), Rusia (2.269.316), Franca (2.218.483), Spanja (1.646.192), Britania e Madhe (1.617.327), Italia (1.585.178), Argjentina (1.418.807), Kolumbia (1.308.376) dhe Meksika (1.107.071).
Deri më tani në mbarë botën kanë humbur jetën 1.465.186 persona, ndërsa 43.546.189 janë shëruar duke mposhtur virusin.