Në Itali 541 të vdekur nga koronavirusi, 20.648 raste të reja
Italia ka raportuar 541 vdekje të dielën, më pak se ditën e kaluar ku ishin 686. Ndërkaq janë regjistruar 20.648 të infektuar, më pak se 26.323 sa ishin të shtunën, thotë Ministria e Shëndetësisë, raporton Reuters.
Italia është vendi i parë i Evropës Perëndimore që është prekur nga koronavirus dhe që nga shkurti kur u regjistruan rastet e para, kanë vdekur 54.904 persona. Gjithashtu ka regjistruar 1.585 milionë raste.