VV: Vëzhguesi i LDK-së then rregullat esenciale të procesit zgjedhor
LVV-ja po akuzon LDK-në se po tejkalon të drejtat e përcaktuara nga KQZ, vetëm që të dalë më mirë në zgjedhje.
Reagimi i plotë, pa ndërhyrje:
Vëzhguesi i LDK-së then rregullat esenciale të procesit zgjedhor
Në shkollën Naim Frashëri të Podujevës, një vëzhgues nga radhët e LDK-së është parë duke mbajtë maskën me numër të kandidatit për kryetar të kësaj komune, Nexhmi Rudari.
Një sërë parregullësish të tilla janë evidentuar që në orët e para të mëngjesit, prej se ka filluar procesi zgjedhor.
Sipas qytetarëve LDK po tejkalon të drejtat e përcaktuara me rregulloren e KQZ-së në mënyrë që të dal sa më mirë në rezultatin e këtyre zgjedhjeve.
LDK le t’i ndaloj urgjentisht veprimet e tilla!.