Ana përballet me Fatjonin pasi e qëlloi me shuplakë, tregon përse u largua nga studioja të premten
Pas bujës që shkaktoi në rrjet me largimin e saj të papritur nga “Për’puthen” episodin e të premtes dhe mungesën e saj dje, Ana u rikthye sot sërish në studio.
Ana shpjegoi se shkak i largimit të saj ishte bërë fakti që produksioni nuk i kishte dhënë kohë për të shprehur kritikat e saj ndaj Fatjonit, teksa faktin që i gjuajti me shuplakë tha se erdhi prej veprimeve të tij.
Mirëpo, ajo tha se gjesti i saj ishte fëmijëror, duke shtuar se ashtu e “ndjeu në atë moment e ashtu veproi”.
“Në fakt revolta ime është me produksionin dhe jo me personin në fjalë, sepse nuk më dhanë mundësinë për të shprehur atë që doja. Unë kisha tre ditë, që e kërkoja atë gjë. E bëra atë gjest, sepse ka qenë ai që më ka thënë si të sillet, kur ai e ka bërë më shumë se unë. Unë nuk mbajta dhe nuk fola me asnjë nga produksioni, mbajta qëndrimin tim që m’u duk e arsyeshme që m’u mohua koha televizive. U tregova fëmijë, unë veprova siç e ndjeva. Në fund të fundit kjo është një gjë reale. Meqenëse kjo gjë do të spostohet ditën e hënë, çfarë vlere ka të jem këtu”, tha Ana.
Sakaq, Fatjoni tha se i detyrohet një falje, por Ana nuk ishte e këtij mendimi, madje u shpreh se do e godiste sërish.
Në këtë moment Fatjoni i shkoi pranë, duke i thënë: “Meqë dëshiron kështu, më gjuaj.”
Këtë herë shuplaka ishte më e butë.
Kujtojmë se e gjitha filloi pas takimit të Fatjonit me Melisën, gjë që duket mos t’i ketë pëlqyer shumë Anës, e cila teksa komentonte takimin e tyre u shfaq me disa rezerva.
Ajo madje tha edhe se Melisa shihet si “objek seksi” nga Fatjoni.