COVID-19 në Itali, bie numri i viktimave, regjistrohen mbi 36 mijë të infektuar
Në Itali janë regjistruar 36 mijë e 176 raste të reja në 24 orët e fundit, ndërsa janë shënuar 653 vdekje.
Janë rreth 17 mijë të shëruarit e rinj, duke e çuar në rreth 500 mijë numrin e të shëruarve.
Lombardia mbetet rajoni dukshëm më i goditur me 7453 raste, e ndjekur nga Piemonte me 5349 Veneto (3753) dhe Kampanja (3334).
Ndërkohë, me dy viktimat e fundit të regjistruara natën e kaluar, janë 202 mjekë që kanë ndërruar jetë nga fillimi i pandemisë në Itali.