Pas shtimit të rasteve me COVID-19, Suedia duhet të rishqyrtojë vendimin për maskat në vende publike
Suedia duhet ta rimendojë vendimin përmes së cilit nuk rekomandon vënien e maskës për të parandaluar përhapjen e koronavirusit përballë një vale të dytë të virusit në vend, ka thënë të enjten Akademia Mbretërore të Shkencave.
Përgjigja e Suedisë karshi pandemisë ka qenë e fokusuar më shumë në distancën sociale në bazë të vullnetit të qytetarëve teksa Agjencia Publike e Shëndetësisë ka ngritur dyshimin për efektivitetin e mbajtjes së maskës, raporton Reuters.
Megjithatë, një raport nga Akademia thotë se maskat mund të luajnë rol në uljen e të infektuarve, veçanërisht në ambiente të mbyllura.
Pak suedezë po mbajnë maska në vende publike, ndërsa politikanët në përgjithësi i kanë neglizhuar ato gjatë paraqitjeve publike.
Me numrin në rritje të rasteve me COVID-19, Suedia ka paraqitur masat më të ashpra deri më tash që nga fillimi i pandemisë, duke ndaluar grumbullimin e njerëzve në deri tetë njerëz.
Deri tash, në Suedi kanë vdekur më shumë se 6,300 njerëz si pasojë e koronavirusit.