Ish-kryeministri kroat dënohet me 8 vite burg për kurrupsion, duhet t’i kthejë edhe milionat e vjedhura
Ish-kryeministri i Kroacisë, Ivo Sanader është dënuar me 8 vite burg. Sanader u shpall fajtor në rigjykim dhe u dënua me burgim prej 8 vitesh nga Gjykata.
Dënimi për ish-kryeministrin vije pas akuzave dhe fakteve që e lidhin atë me korrupsion për nxjerrjen e parave përmes agjensisë së marketingut, Fimi Media
Gjykata poashtu ka vendosur që partia HDZ të kthejë paratë e vjedhura përmes kësaj agjensie. Plot 14.6 milionë euro u janë konfiskuar nga Gjykata.
Së bashku me ish-kryeministrin dhe presidentin e HDZ-së Ivo Sanader, i cili u dënua me tetë vjet, ish-arkëtari i HDZ-së Mladen Barisiç dhe arkëtari Branka Pavosevic gjithashtu morën dënime me burg në çështjen Fimi Media, ndërsa HDZ duhet të paguajë 3.5 milion kuna gjobë dhe t’i kthejë 14 në buxhet, 6 milionë të tjera.
Barišić u dënua me dy vjet e 10 muaj, ndërsa Pavošević u dënua me një vit e katër muaj burg.
Zëdhënësi i partisë Ratko Macek, i cili ishte i vetmi që mori një dënim me kusht në gjyqin e parë, tani është shpallur i pafajshëm