Kina uron Biden për fitoren në zgjedhje
Kina u është bashkuar shumë kombeve anembanë botës me urim për Presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Joe Biden.
Më këtë u është dhënë fund spekulimeve se ky shtet nuk do ta pranojë formalisht fitoren e demokratit.
“Kemi ndjekur reagimet mbi zgjedhjet presidenciale, si në SHBA ashtu edhe të bashkësisë ndërkombëtare”, ka thënë Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Wang Wenbin këtë të premte.
“Ne respektojmë zgjedhjen e qytetarëve të Amerikës dhe dërgojmë urimet tona drejt Biden dhe Harris”.