Sulmuesit e lidhur me ISIS iu prenë kokën 50 njerëzve në Mozambik
Sulmuesit në veri të Mozambikut u prenë kokat dhe copëtuan më shumë se 50 njerëz gjatë tri ditëve të fundit ndërsa dhuna në zonë vazhdon, sipas policisë.
“Ata dogjën shtëpitë më pas shkuan pas popullsisë që kishte ikur në pyll dhe filluan me veprimet e tyre makabre”, tha Rafael, një ndër dëshmitarët.
Të tjerë dëshmitarë i thanë medias lokale se sulmuesit grumbulluan banorët në fushën e futbollit në fshatin Muatide ku u kryen vrasjet.
Forcat e sigurisë në provincën e pasur me gaz Cabo Delgado kanë luftuar grupin e armatosur – i cili premtoi besnikëri ndaj ISIL (ISIS) vitin e kaluar – që nga viti 2017.
Por disa analistë kanë vënë në dyshim sa serioze është lidhja ISIS, duke thënë se rrënja e trazirave mund të jetë varfëria dhe pabarazia. Dihet shumë pak për luftëtarët që e quajnë veten al-Shabab – edhe pse ata nuk kanë asnjë lidhje me grupin e njohur që mban të njëjtin emër dhe që vepron në Somali.
Trazirat kanë lënë të vdekur më shumë se 2,000 njerëz që nga viti 2017 – më shumë se gjysma e tyre civilë, shkruan Al Jazeera.