Zyrtari i Nismës pret rekomandim pozitiv për vizat
Anëtari i partisë Nisma Socialdemokrate, Resul Sinani, ka thënë se sot pritet që më në fund edhe Kosova të marrë rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave. Sinani në një status në Facebook thotë se nuk do të ketë fyrje më të madhe për qytetarët e vendit se sa të ishim të vetmit dhe të fundit në të gjihtë Evropën ndaj të cilëve aplikohej regjimi i vizave.
“Nuk di a ka mundur te kete fyerje me te madhe per qytetaret e Kosoves se sa te ishim te vetmit dhe te fundit ne te gjihte Evropen ndaj te cileve aplikohej regjimi i vizave! Prandaj, shyqyr qe po merr fund ky izolim absurd dhe i pa drejte per qytetaret e vendit tone!”.
Ky është postimi i plotë i Sininit në Facebook:
Sot pritet qe me ne fund edhe Kosova te marre rekomandimin pozitiv per Liberalizimin e Vizave me vendet e BE, i cili i jep fund getoizimit dhe izolimit me te turpshem dhe me te padrejte ndaj qytetareve te Kosoves!
Me shume se per Liberalizimin, do te gezohesha nese klasa politike do te MERRTE MESIMIN se ne raport me BE duhet te jemi shume te pergjegjshem dhe shume serioze ne permbushjen e obligimeve te cilat dalin nge MSA apo cfaredo marreveshje tjeter qe mund te kemi ne rrugen e Kosoves deri ne anetaresimin e synuar ne BE.
9 vjet pas vendeve fqinje dhe te fundit nga te gjithe, nuk lene shume vend per ekzaltim dhe mburrje per klasen politike, por perkundrazi duhet te jene shkak per te reflektuar deri ne pendim, sepse jane vite te humbura vetem per shkak te veprimeve te tyre politike.
Ata qe duhet te gezohen, padyshim se jane qytetaret e Kosoves, biznesmenet e studentet, te rinjte e te rejat, familjaret e bashkatdhetareve tane ne diaspore, te cilet gjate kesaj periudhe jane perballur me procedura te tmerrshme burokratike, me pritje te gjata, me plotesimin e kerkesave nga me absurdet, e jo rrralle edhe me fyreje e ofendime te cilat veshtire qe mund te akceptohen.
Nuk di a ka mundur te kete fyerje me te madhe per qytetaret e Kosoves se sa te ishim te vetmit dhe te fundit ne te gjihte Evropen ndaj te cileve aplikohej regjimi i vizave! Prandaj, shyqyr qe po merr fund ky izolim absurd dhe i pa drejte per qytetaret e vendit tone!
Per qytetaret, shume urime!
E, klasa politike, para se te mburret, duhet te reflektoje per keto 9 vjet te humbura, apo sic thote nje fjale “mbushuni mend per tjera here”!